BULQIZË

Lajme jo të mira vijnë nga Bulqiza për nënën e re që për shkak të një komplikacioni humbi dje në muajin e 6-të të shtatzënisë (24 javëshe) trenjakët e saj.

Gazetari Enver Doçi ka mundur të bisedojë me gruan e re që ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore, e cila ka thënë se të tre foshnjat ishin të seksit mashkull. Ajo ka rrëfyer se dy prej bebeve kanë jetuar për rreth dy orë më pas nuk ia kanë dalë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Por ndërkohë gjendja shëndetësore e 30-vjeçaren E. Rexhepi është përkeqësuar dhe ndaj, paraditen e sotme ajo është nisur me autoambulancë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb