Zona “final-four” mbetet objektivi kryesor në shtëpinë e AF Elbasanit, por tifozët dhe ambienti nuk janë plotësisht të kënaqur pavarësisht se gjërat po shkojnë sipas parashikimeve. Barazimi i fundit kundër Skënderbeut nuk ka lënë një shije të mirë pasi ekipi vijon të prodhoi shumë, por nuk janë të saktë përpara porte. Trajneri Roberto Bordin në një intervistë për News24, kërkon nga ekipi i tij një reagim të shpejtë, duke nisur nga sfida përballë Teutës, një transfertë e vështirë kundër një ekipi që po rritet këtë periudhë:

“Ndeshja e radhës do te jetë e vështirë kundër një ekipi që luan mirë futboll, një skuadër që në javët e fundit është përmisuar, një skuadër që luan me guxim. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të përqëndruar”

AF Elbasani duket i abonuar pas “X”-it këtë periudhë, 3 barazime në 3 ndeshjet e fundit, por për trajnerin Bordin ky nuk është një shqetësim, ajo që ka rëndësi është tabela, renditja:
“Një ndeshje i ka të treja, e rëndësishme është klasifikimi, klasifikimi tregon që jemi në vendin e 4-ët, 2 pikë larg vendit të parë. Kjo do të thotë që edhe ekipet e tjera kanë barazuar apo humbur”
Bordin theksoi se gjendja e ekipit është e mirë, por shqetësojnë dëmtimet e Mustës dhe Kasës, dy lojtarë të rëndësishëm me të cilët po punohet për t’u rikthyer sa më shpejt në fushë. Teuta-AF Elbasani do të luhet të enjten në stadiumin “Niko Dovana” në orën 17:00.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb