Dosja penale në ngarkim të Ardian Çapja dhe Florenc Çapja ka kaluar në SPAK.
Ardian Çapja u arrestua më 29 mars në Elbasan, ndërsa nipi i tij, Florenc Çapja është ende në kërkim nga policia.
Xhaxha e nip, akuzohen për vrasjen e Gentian Beqirit dhe babait të tij Nezirit në 2012.
Në gjurmët e tyre, policia ka rënë falë dëshmisë së penduarit të drejtësisë, Ervis Bardhi, i cili mes të tjerash, ka thënë se Ardian Çapja i kishte ofruar 50 mijë euro për vrasjen e Gentian Beqirit dhe babait të tij Nezirit.
(BalkanWeb)