Kryesocialisti Edi Rama u zotua para shqiptarëve të Milanos se në Shqipërinë e 2030 të ardhurat vjetore për frymë do shkojnë të paktën në 15 mijë euro, një rritje me 5 herë e të ardhurave vjetore që shqiptarët kishin deri në 2013.
“Do vazhdojëm ta rrisim prodhimin e përgjithshëm kombëtar. Kur ne morën detyrën Shqipëria prodhonte më pak se 10 miulirdë euor në totalin e vet, sot prodhojmë 25 miliardë euro dhe në vitin 2030 do ta çojmë në 35 miliardë euro. Vetëm kështu mund të rrisim të ardhurat për frymë. Kur morëm detyrën, ishin 3 mijë e pak euro për frymë, sot janë 10 mijë e 400 euro, dhe në Shqipërinë e vitit 2030 do ta çojmë në 15 mijë euro për frymë. Do ta rrisim pagën mesatare në sektorin publik E gjetëm në 370 euro, sot e kemi çuar në 1 mijë euor dhe në Shqipërinë e vitit 2030 do ta çojmë të paktën në 1 mijë e 200 euro. Të votosh për Shqipërinë 2023 në BE do të thotë të investosh për një Shqipëri të re si në aspektin e të drejtave, ashtu edhe në atë financiar. Sepse në vendin në sofrën europiane do të ketë një buxhet solidariteti ekstra çdo vit. Dhe për të marrë një shembull, nëse BE na ka dhënë rreth 1 miliard euro gjatë këtyre viteve, pas futjes në BE, çdo vit do të marrim 1 miliard euro, që do të jenë fonde të lëvruara rregullisht.” tha Rama
(BalkanWeb)