Në momentin e tij më të mirë, kur ishte rikthyer titullar fiks te Beshiktash, Ernest Muçi është i detyruar të ndalet si pasojë e dëmtimit të pësuar në ndeshjen kundër Ukrainws.
Klubi turk me anë të një komunikate për mediat zbuloi se bëhet fjalë për një tërheqje në kofshën e majtë dhe hemorragji të brendshme. Muçi ka nisur menjëherë fazën e riaftësimit pasi stafi mjekësor shpreson që Muçi të rikthehet sa më shpejt në fushë.
Një dëmtim i tillë kërkon minimalisht dy javë rikuperim, por në radhët e Beshiktash shpresojnë që Muçi të jetë në dispozicion në derbin kundër Fenerbahçes në program për t’u zhvilluar më 7 dhjetor.
(BalkanWeb)