Kandidatja e koalicionit të “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në Qarkun e Tiranës, Dhurata Çupi, ishte në një takim me banorët e Njësisë 1, ku i ftoi të votonin një të ardhme më të ndershme.
“Ftoj çdo qytetar të bëhet pjesë e këtij rrugëtimi, të bashkohemi për t’i dhënë zë ndryshimit dhe për ta çuar përpara vizionin e Partisë Demokratike”, shprehet kandidatja e PD.
Postimi i Dhurata Çupit:
“Sot u takova me qytetarët e njësisë nr. 1, në Tiranë. Bashkë folëm për hallet, për sfidat e përditshme dhe me shpresën për një të nesërme më të mirë.
Ndava me ta programin tonë, një plan i ndërtuar mbi nevojat e qytetarëve dhe me dëshirën për ndryshim të vërtetë.
Ftoj çdo qytetar të bëhet pjesë e këtij rrugëtimi, të bashkohemi për t’i dhënë zë ndryshimit dhe për ta çuar përpara vizionin e Partisë Demokratike.
Voto për një të ardhme më të ndershme, më të drejtë, më njerëzore.
Voto Partinë Demokratike
Voto Dhurata Çupi Tyli”
(BalkanWeb)