Të shkarkohesh nga puna, jo gjithnjë është një lajm i keq, shembulli tipik për këtë është Jose Mourinho. Man.United ka bërë publik shpenzimet gjatë sezonit 2018/19, duke zbuluar në këtë mënyrë edhe shumën që përfitoi Mourinho pas shkarkimit.

Mourinho
Mourinho

Portugezi ka fituar 22,3 milion euro, shumë më shumë se sa do të përfitonte nëse do të qëndronte në krye të “djajve të kuq” deri në 2020, vit ku i skadonte kontrata. Kujtojmë që Mourinho përfitonte 17 milion euro në sezon. Për Mou kjo nuk është diçka e re pasi edhe kur u shkarkua nga Chelsea në vitin 2007 përfitoi 21,3 milion sterlina. Blutë nuk nxorën mësim nga ky shkarkim pasi dhe në 2015 u detyruan ti paguanin portugezit afro 8,3 milion sterlina për të hequr “qafe” specialin.

Mouuu
Mouuu

Në total nga Chelsea, Mourinho përfitoi afro 35,6 milion euro kompensim. Nëse mbledhin të gjithë shkarkimet e tij, portugezi ka përfituar afro 60 milion euro, një pasuri marramendëse, e të mendosh që e ka fituar duke u shkarkuar nga puna.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb