TIRANË – Ka nisur me debate të nxehta për vitin 2015, sidomos për çmimin e naftës, emisioni “Të bësh ekonomi” i tv. “News 24” nën drejtimin e Vjollca Kongjonit.

Debati është zhvilluar ndërmjet deputetit të PD-së, Florion Mimës dhe deputetit të PS-së, Ervin Bushatit, në tryezën ku gjithashtu ishin të ftuar eksperti i ekonomisë dhe financave, Arben Malaj dhe përfaqësuesi i Dhomës së Tregtisë, Bujar Bendo.

Mima tha se “një litër karburant sot duhej të ishte 135 lekë. Bëni një sondazh nesër me kamera dhe shikoni se sa është çmimi; ka një 50 lekësh abuzim dhe një pjesë e këtyre furnitorëve janë klientë afër qeverisë. Ka një tregues që e publikon Bloomberg, termin e papërballueshmërisë. Pra, me ç’pjesë të pagës e blejnë të huajt, karburantin ndërsa në Shqipëri, nga llogaritjet, del se qytetarët e blejnë 3-4 herë më shumë.”

Bushati u përpoq ta përllogarisë çmimin e naftës duke e lidhur me vendet e OPEK-ut dhe rafineritë. “Strategjia e uljes së çmimit të naftës ka të bëjë me vendet e OPEK-ut, ka të bëjë me sasitë rafinuese në botë, që janë me teknologji të viteve ’80. Ulja pra, nuk transmetohet 100% asnjëherë,” tha ai. Por,
në debat u përfshi edhe eksperti Arben Malaj, ish-ministër në qeveritë e majta, i cili e kundërshtoi Bushatin: “Së pari, nuk keni ndonjë strategji për uljen e çmimit të naftës, – tha ai, – sepse kjo ulje nuk është bërë nga ne; e dyta, me sa kam lexuar unë, problemi i naftë nuk varet nga rafineritë,” – duke nënvizuar një fakt se “sa herë ka rotacion pushteti, del një kompani që ze 60% të tregut. Pra, kur tregu bllokohet ose futen ato kompani që e zënë tregun në mënyrë korruptive, ndodh dhe rritja e çmimit të naftës.”

Çështje të tjera që krijuan momente të nxehta gjatë emisionit qenë edhe investimet, shlyerjet e detyrimeve të biznesit, reformat.

Përfaqësuesi i Biznesit, Bendo, vërejti se paketa fiskale u bë e pakonsultuar me biznesin dhe natyrisht, kjo pati rrjedhojat e veta, problemet me likuiditetin, uljen e xhiros, rritjen e taksave.

I pyetur nga gazetarja Kongjoni për reformat e vitit 2014, Malaj bëri dy vërejtje: Për reformën territoriale atë të të pensioneve, për të cilat ende është herët për të folur, sepse sapo kanë nisur.

Malaj: “Unë, reformën territoriale e shoh si ende të papërfunduar. Ndërsa, reformën për pensionet e kemi pasur problem gjatë gjithë kohës. Por, qeveria ka një projet afatmesëm. Për ne që flasim me shifra, defiçiti i skemës edhe për tre vitet e tjera mbetet i njejtë, pra Qeveria duhet të thotë se përfitimi nuk do të jetë i shpejtë.

Z.Bendo, a ka pasur efekt paketa fiskale e vitit 2014?
Bendo: Kjo paketë u bë me shpejtësi dhe e pakonsultuar me grupet e biznesit. Kam frikë se shumë gjëra bëhen formalisht. Në ndryshim këtu edhe nga qeveria e mëparshme. Nuk e shoh fare në kontekstin politik. Për biznesin, viti 2014 ka qënë vit i vështirë në likuiditetin. Janë ulur xhirot e biznesit, janë rritur taksat. Në marrëdhëniet me Doganat dhe Tatimet, do të thoja atë që thoshte Kryeministri: Këta janë në ligjbërje, por nuk janë në ligjzbatim.

Z.Bushati, qeveria nuk ka marrëdhënie të mira me biznesit?
Bushati: Nuk e shoh si akuzë, por si mision i përbashkët. Çdo biznes do të donte taksa zero, por kjo nuk do të funksiononte. Përsa i përket investimeve publike, në 80% ne do të përfundojmë investimet e nisura nga qeveria e mëparshme. Dua të them edhe që reformat e kanë afatin e tyre jo për 2-3 vjet. Të mos harrojmë axhendën 2010 të Shrëderit, I dha efektet në kohën e Merkelit. Këto reforma nuk do ta japin, pra, direkt, rezultatin e tyre, ndonëse kanë nisur ta japin. Ato e bëjnë ekonominë më të shëndetetshme, sepse krijojnë atë planin e parashikueshmërisë.

Mima: Doja të shtoja diçka për parashikueshmërinë. PD-ja ka marrë akuza nga opozita e dikurshme se pse ka ndryshuar paketën fiskale. Përsa i përket zbatimit të kontratave, një habi kam. z.Bushati thotë se gjatë një viti u shlyen të gjitha borxhet. Nuk ka pasur asnjë lloj grope,por fatura ta depoziatuara në thesar, por të palikuiduara. thamë që shuma është 24 miliardë lekë. e morën kompaninë e huaj për audit dhe me qindarka u ka dalë 24 miliardë. Thanë që do të shlyenin stokun e rimbursimeve, 35 miliardë lekë. sa lekë shlyen nga ato. Z.Bushati tha se ka pasur investime politike. mund të më thotë se cila shkollë apo cila rrugë u bë politikë? Se sot kemi vetëm një rrugë të rrethuar me palma dhe trëndafila, për qejfin e një njeriu. Ky është investimi politik për interesin e një njeriu. Sot qytetet po lyhen me bojëra, që të duken me bojëra, kur ne mund të bëjmë një projekt që të shembim ndërtimet e kohës së komunizmit dhe të bëjmë ndërtime më të forta, më solide.

Mima: Një litër karburant sot duhej të ishte 135 lekë. bëni një sondazh nesër me kamera dhe shikoni se sa është çmimi. ka një 50 lekësh abuzim dhe një pjesë e këtyre furnitorëve janë klientë afër qeverisë. Ka një tregues që e publikon Blumberg, termin e papërballueshmërisë. Pra, me ç’pjesë të pagës e blejnë jashtë, karburantin ndërsa në Shqipëri, nga llogaritjet, del se e blejnë 3-4 herë më shumë.

Bushati: Strategjia e uljes së çmimit të naftës ka të bëjë me vendet e OPEK-ut. kjo ka të bëjë me sasitë rafinuese në botë, që janë të viteve ’80. Ulja pra, nuk transmetohet 100% asnjëhërë. Përsa i përket rritjes së çmimeve, ish-Ministri Bode tha se paketa fiskale do të ketë efekt zinxhir, por që nuk ndodhi, nuk pati efekt zinxhir. nafta sot është me rënië çmimi 10%.

Malaj: Jo vetëm cigarja, por edhe nafta që janë mallrat të akcizës, diskutohen në një aspekt tjetër. Në momentin që këta i kanë vënë taksa dhe parashikojnë rritje të ardhurash, do të thotë që konsumi nuk ka rënë. a do të prkemi ne pozitivish dhe negativisht nga nafta? Me sa kam lexuar unë, problemi i naftë nuk varet nga rafineritë. Besoj se do të kemi impakt pozitiv. Por, sa herë ka rotacion, del një kompani që ze 60% të tregut. Pra, kur tregu bllokohet oser futen ato kompani që e zënë tregun në mënyrë korruptive, ndodh rritja e çmimit të naftës.
(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: