Është krenari të punosh në kompani gjigande, janë tepër bujare qoftë me shpenzimet mjekësore, masazhet e lira apo deri te blerja e karameleve.
Tanimë, Silicon Valley, Facebook dhe Apple kanë dëshirë të ndihmojnë dhe në përbërjen familjare. Janë vënë në dispozicion rreth 20 mijë dollarë për ngrirjen e vezëve tek femrat me qëllim që ato të shtypin me dëshirën e tyre butonin e pauzës në fertilitetin e tyre.

NBC News bën me dije se Apple do të nisë të ofrojë këtë risi në janar për punonjëset ndërkohë që Facebook e ka nisur me herët këtë fushatë.

Të dy gjigandët bëhen të parët që ofrojnë këtë për arsye jomjekësore.
E rrallë kjo, sepse këtë nuk e ka kërkuar as Shoqata e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe ajo e Institutit të Familjeve dhe Punës.

Sipas tyre kjo do të ndihmojë që femrat të bëjnë para me karrierën dhe të bëjnë fëmijë pasi të jenë pjekur profesionalisht, dikur rreth moshës 37 vjec.

Shumë femra dëshirojnë të bëjnë fëmijë në një oshë më të pjekur. Dhe mendojnë se do ia arrijnë. Diku pas moshës 35 vjec kur mundin të gjejnë një partner ato dëshirojnë dhe një fëmijë pasi në konën e tyre janë konsoliduar. Por ja që qelizat nuk janë aq të reja dhe vështirësitë për të mbetur shtatzënë janë tepër të mëdha. Në të tilla raste ato i nënshtrohen metodës Invitor. Por nëse do të ndodhte ngrirja e vezëve do të kaloheshin këto peripeci.

Eggbanxx është një firmë që bashkëpunon me klinika partnere. Në këtë mënyrë anëtarëve mund t’u ofrohet një çmim me leverdi. Pasi nën 12.000 dollarë në SHBA nuk është e mundur ngrirja e vezëve. Kush përzgjidhet mund të marrë nga Eggbanxx një kredi nga një partner financues.
Sipas Eggbanxx, mbështetja financiare që Facebook dhe Google u ofron punonjëseve të tyre që duan të ngrijnë vezët e tyre, nuk është një masë për të mundësuar një shtatëzani të vonuar. Për të ajo është një masë për pasur mundësinë e shtatzanisë. “Kështu gratë shohin në sy realitete të caktuara: ato duan të jenë punonjëse të mira por dikur duan të kenë edhe fëmijë”.

Për firmat ky është një investim në talentet femra dhe në cilësinë e jetës së tyre, njëlloj si pushimet e paguara mirë për punonjësit meshkuj që bëhen baballarë apo kujdesi për fëmijët në firma, që sipas saj duhet gjithashtu të ofrohen.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb