KORÇË

Dhjetëra kamionë të tonazhit të rëndë kanë mbetur me orë të tëra të bllokuar në pikën kufitare të Qafë Thanës, ndërsa drejtuesit e tyre kanë kritikuar ashpër autoriteteve doganore.


Gazetarja e “BalkanWeb”, Lorena Kodra raporton se kamionët kanë të paktën mbi 4 orë që presin në radhë dhe shkak për këtë është bërë vonesa e kontrolleve në skaner.


Sipas shoferëve, kjo orvatje është e padrejtë dhe abuzive duke shtuar se janë pagues të rregullt të taksave dhe detyrimeve ndaj shtetit. Ata thonë se kjo vonesë nuk ndodh tek pala maqedonase.


“Kemi 4 orë që presim ne temperatura të larta. Nuk është aspak normale. E bëjmë çdo dite këtë rrugë dhe i njëjti avaz. Na mbajnë kot pa arsye. Mbajmë familjen me këtë punë. Paguajmë miliona taksa në shtet. Shërbimi është zero. Turp. Në palën maqedonase nuk ndodh kurrsesi diçka e tillë. Nuk na mbajnë me shume se 15 minuta”-thanë shoferët për “BalkanWeb”.

(n.m/BalkanWeb)