Trazirat dhe zjarri në një stacion policor në qytetin Valencia të Venezuelës kanë lënë të vdekur 68 njerëz, thanë zyrtarët qeveritarë.

Kryeprokurori i shtetit, Tarek Saab, tha se hetimet e incidentit kanë nisur menjëherë. Zjarri raportohet të ketë shpërthyer pasi të burgosurit u kanë vënë flakën dyshekëve, në përpjekje për të ikur.

Policia ka përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë familjarët, që kanë rrethuar stacionin pas lajmeve për shpërthimin e zjarrit, shkruan rel.

Disa gra dhe fëmijë që po vizitonin të burgosurit, besohet të jenë në mesin e të vdekurve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb