TIRANE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ndarë në faqen e tij të “Facebook”, foto të disa prej protestuesve të lënduar gjatë protestës së opozitës dje të cilët po marrën ndihmën mjekësore  në spitalin e Traumës.  Në fotot e ndara nga ish-kryeministri, duken qartë të çarat në kokë, nofull dhe trup të qytetarëve. Berisha krahas fotove shkruan se qytetarët janë goditur me qyte revolver dhe  se dënon me ashpërsi aktet brutale të ‘krimineleve të narkoshtetit’.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Dhune kriminale e narkogangstereve te Edvin Krimit dhe Vasal Kimikut!

Kriminele te narkopolicise civile kane goditur me qyte revolveri dhe shkaktuar plage te renda ne koke, ne hunde, ne nofull dhe trup protestuesve paqesor Ymer Çela dhe djalit te tij Erjon Çela.

Duke denuar me ashpersine me te madhe keto akte brutale te gangstereve te narkoshtetit, i them Edvin Krimit dhe Vasal Kimikut do te mbani personalisht pergjegjesi per keto krime te shemtuara. “-shkruan Berisha.

(Balkan Web)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb