TIRANË

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti përmes një komunikimi për mediat dha një pasqyrë të përgjithshme për gjendjen e institucioneve kulturore të vendit, të cilat kanë pësuar dëmtime nga tërmeti i fundjavës që shkoi.

Gjithashtu ministrja e Kulturës foli edhe për godinën e Muzeut Historik Kombëtar, ku shtoi se të çarat në mure janë brenda parametrave të parashikuar dhe nuk përbëjnë asnjë rrezik për vizitorët dhe qytetarët.


“U koordinua puna në kohë reale. Unë vetë që në ditën e parë jam gjendur në Muzeun Kombëtar, i cili na rezultonte si godina që mund të kishte problematika më të shumta, megjithatë u verifikuan me inxhinierë të shumtë që problemet janë shfaqur atje ku godina ishte projektuar për të reaguar në rast tërmeti”-tha mes tjerash ministrja.


(n.m/BalkanWeb)