Joao Felix, talenti i Benfikës, dhe një nga futbollistët më të kërkuar në europë, është gjithnjë e më parë transferimit te Man.City. Sipas të përditshmes britanike “Daily Mirror”, trajneri i qytetarëve, Pep Guardiola ka dhënë pëlqimin e tij për transferimin e Joao Felix. Pep po mendon të ndërtoj një sulm shpërthyes me lojtarë si Aguero, Gabriel Jesus, Sterling dhe Felix.


Mirror Salah
Mirror Salah

Gjithnjë sipas “Mirror”, Man.City i ka ofruar Benfikës një marrëveshje shumë të mirë, Felix mund të qëndroj në Portugali dhe për një tjetër vit për tu transferuar më pas në Mançester, në këtë mënyrë do të përfitonin dhe pak “skonto” nga kartoni i tij.


Felix
Felix

Felix ka një klauzolë largimi prej 120 milion euro, me këtë lëvizje Pep jo vetëm që rezervon një nga talentet me premtues në europë por djeg dhe konkurrencën e disa klubeve si Atletico Madrid që shihte te Felix zëvendësuesin e Antonie Griezmann.
(BalkanWeb)


Etiketa: