Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar pas sulmit ndaj makinës së analistit Fatos Lubonja.

Pavarësisht se policia sqaroi se sulmi ishte kryer nga një person krejt rastësisht, Salianji e ka cilësuar sulm politik. Sipas tij, kjo qeveri dhe kreu i saj po shfryjnë makutërinë dhe mllëfin e tyre ndaj kujtdo të cilin ata e shohin si kundërshtar politik.

Më tej Salianji ju ka bërë apel shqiptarëve të bashkohen për t’i dhënë fund dhunës në pushtet.

Ja postimi i Salianjit:

Makutêria dhe mllefi ndaj kujtdo që e shohin si kundërshtar politik nuk ka kufij! Pasi përgjatë gjithë ditës as KM, as Ministri i Brendshëm, asnje përfaqësues politik i rilindjes nuk reagon për të dënuar publikisht sulmin ndaj Fatos Lubonjês, aset i rrallë për nië shoqeri si e jona! Dënimi i dhunës publikisht nuk është ndëshkimi se me të duhet të merren institucionet por solidariteti i shoqërisë pêr të parandaluar ngjarje të tilla ndaj kujtdo qê mund të ndodhin në të ardhmen!

Reagimi i polisisë së shtetit që në fund të ditës de rrefyen ngjarjen si përrallë; “….Në tentativë për t’u larguar, shtetasi A.H. Me probleme mendore theu me sende të forta xhamin e një mjeti të parkuar në hyrje të pallatit ku banonte. Agjentët arrestuan 50 vjeçarin, nga Tirana….”

Tani pyetja më normale është; si ka mundësi që gjithë të çmendurit apo ata me probleme mendore për rastësi kërcënojnë vetëm zërat publikë opozitarë?! Edhe të çmendurit përzgjedhin politikisht?! Pse rastësisht makinën e Lubonjês???

Është e sigurt, jo vetëm jemi në regjim por nê një regjim të çmendur që për shkak të çmendurisë mendojnë se mund të bêjnë gjithçka pa mbaktur përgjegjësi!

Nesër në oren 20:00 të bashkohemi për të shpetuar Shqipërinë ??

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: