Kryeministri Edi Rama, tha se Partia Demokratike dhe opozita nuk ka asnjë ide apo projekt dhe sipas tij, ata vijojnë të shpifin nga fillimi i ditës deri në fund.

“Zënia mes dy të rinjve paska qenë një histori, e cila është përdorur për qëllime politike. Kjo lehje do t’u mbetet atyre. Pashë sot, në zyrën e Gramozit një paleo-çarçaf, të cilët kërkonin përjashtimin e Taulant Ballës nga Komisoni i Stabilizim-Asocimit”, tha fillimisht Rama.

Shefi i qeverisë iu përgjigj edhe Klajda Gjoshës, ndërsa deklaroi se në të gjitha materialet e filmuara në Komisariatin e Fushë-Krujës, nëse rezulton të jetë Taulant Balla prezent në rastin e Xhisiela Malokut, Rama tha se do të jetë ai i pari që do të kërkojë shkarkimin dhe arrestimin e tij.

“E dashur Klajda qetësohu, Taulanti është ai që bashkëpunoje kur ishte kreun i delegacionit. Materialet filmike  të komisariatit tashmë janë në prokurori.  Ti mund t’i drejtohesh policisë për t’i parë ato filmime. Nëse do të gjesh Taulant Ballën, apo edhe heroin që i ka vënë pistoletën në kokë. Unë do të votoj bashkë me ty për përjashtim dhe arrestimin e tij. Por nëse ndodh e kundërta, ti do të duhej të shkruash një letër  ku t’i kërkosh falje.  Lehje sa ngrihen e deri kur ngriset, dali ku të dali motra. Skanë asnjë projekt, ide, me vota nuk na mundin dot. Kjo është opozita. Ne na marrin me gurë që, po pushtetin Lulzimit nuk ia japin kurrë”, tha Rama.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb