TIRANË

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka një këshillë për ata që komentojnë raportin e Venecias se presidenti ka bërë shkelje.

Në një postim në “Facebook”, Vasili duke iu drejtuar kundërshtarëve herë si ‘idiotë’ e herë si ‘të sëmurë psikikë’ iu kërkon të merren me zhdukjen e kokainës nga kontejnerët dhe të mësojnë si shqipërohet ‘exeedings’.

“Të dashur idiotë! Boll u përdrodhët dhe boll u përvodhët. Merruni me zhdukjen e kokainës nga kontejnerët se nuk ju ndihmon dot Venecia.
Në asnjë rast Venecia o idiotë nuk ka thënë gjëkundi që presidenti ka bërë shkelje (violation) të kushtetutës apo afateve kushtetuese.
Mësoni si shqipërohet exeedings o të sëmurë psiqikë se na e shpifët me shkollëpakësinë tuaj!”, shkruan Vasili.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb