Në Federatën Gjermane të Futbollit duken të dashuruar pas Julian Nagelsmann. Ish trajneri i Bayern Munich erdhi si një zgjidhje e shpejtë pas largimit të Hansi Flick, por brenda një periudhe shumë të shkurtër, Nagelsmann e ktheu Gjermaninë në një skuadër që zhvillon një futboll të bukur ofensivë. Me të në stol, shkruan deri në çerekfinalet e “Euro2024”, por nëse nuk do të ishte për Spanjën dhe atë dorë të Cucurella-s gjërat mund të shkonin ndryshe.

Më 16 prill të këtij viti, Federata Gjermane njoftoi rinovimin e kontratës me Nagelsmann deri në Botërorin e 2026, por sipas Bild, Federata kërkon të nënshkruaj menjëherë një kontratë të re me Nagelsmann.

Gjithnjë sipas Bild, Federata Gjermane është e gatshme të rinovojë kontratën me të deri në 2028. Edhe Nagelsmann është i kënaqur me këtë aventurë në stolin e ekipit përfaqësues dhe pritet t’i thotë “Po” edhe ofertës së re.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb