Myrto Uzuni është rikthyer në formën e tij më të mirë, kjo po reflektohet edhe në ecurinë e ekipit që tashmë renditen në vendin e 6-të në kuotën e 28-të pikëve. Pavarësisht se ky nuk ishte një sezon i lehtë për të, i kushtëzuar nga dëmtimet e shpeshta, Uzuni ka realizuar 8 gola dhe ka dhuruar një assist duke u renditur në vendin e dytë në listën e golashënuesve më të mirë në La Liga2.
Në shtëpinë e Granada-s kanë nisur punën për të blinduar “xhevahirin” e tyre pasi sipas mediave spanjolle, drejtuesit e klubit i druhen faktin që shumë klube mund të paguajnë lehtësisht klauzolën e tij të largimit prej 12 milionë euro.
Në kontratën e re parashikohet një ndryshim i kësaj klauzolë dhe sigurisht miliona euro për Uzunin. Kujtojmë që sulmuesi kuqezi ka një kontratë të vlefshme deri në 2026.
(BalkanWeb)