TIRANË
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues i Parë Tonin Vocaj, ka pezulluar nga detyra tre punonjës policie pas një ngjarje të pazakontë të ndodhur dje para mesnate në kryeqytet.
Vocaj ka pezulluar punonjësit e Policisë:
– Inspektor H. S., me detyrë ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin Nr. 1;
– Inspektor M. S., me detyrë ndihmësspecialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 2;
– D. S., me detyrë ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin Nr. 3.
Gjithashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, ka nisur hetimin disiplinor, si dhe është njoftuar dhe AMP pasi:
Më datë 25.03.2023, rreth orës 23:55, në Rrugën “Bardhyl”, shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja, kanë konstatuar tre shtetasit e mësipërm në gjendje të dehur, duke debatuar me njëri-tjetrin si dhe gjatë shoqërimit kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë.