TIRANË

Në kuadër të forcimit të masave për zbatimin e rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve, policia e Tiranës ka vendosur 34 masa administrative.

Mësohet se policia Rrugore e Tiranës organizoi disa pika kontrolli me aparat Drager, në orët e para të mëngjesit, me qëllim verifikimin dhe kontrollin e nivelit të alkoolit tek drejtuesit e mjeteve të kësaj kategorie. Po ashtu janë konstatuar edhe shoferë që flasin në telefon gjatë kohës që drejtojnë mjetin.

Bëhet e ditur se përgjatë 1 ore u verifikuan dhe kontrolluan 78 autobusë të linjave të ndryshme urbane dhe vetëm dy prej tyre rezultuan nën efektin e alkoolit.

“??♀, e kryeqytetit falënderon të gjithë qytetaret që përcjellin shqetësimet e tyre në adresë të Policisë së Shtetit dhe garanton përgjegjshmëri dhe profesionalizëm në vlerësimin dhe trajtimin e ankesave të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb