ELBASAN- 2 të rinj, njëri në Elbasan dhe tjetri në Librazhd janë arrestuar sot nga policia pasi kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë, ndërsa ka nisur proçedimi në gjendje të lirë për tre shtetas të tjerë.

Në pranga ranë Adi Hoxholli, 24 vjeç banues në Elbasan dhe Albert Zeneli, 37 vjeç, banues në fshatin Dardhë Librazhd.

Arrestimi i 24-vjeçarit nga Elbasani u bë pasi dyshohet të ketë kundërshtuar me forcë punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Elbasan, ndërsa 37-vjeçari nga Librazhdi në gjendje të dehur në ambientet e Komisariatit të Policisë Librazhd dyshohet të ketë kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë së rendit publik.

Gjithashtu u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan për shtetasit:

A.T, 24 vjeç , E.T, 26 vjeç A.N, 28 vjeç, të tre banues në Elbasan dhe Albert Zeneli, 37 vjeç, banues në fshatin Dardhë Librazhd

Këta shtetas, në lagjen Haxhias dyshohen të kenë kundërshtuar me forcë Patrullën e Përgjithshme, për ta penguar në kryerjen e detyrës sipas ligjit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: