SHKODËR

Kreu i Kishës Katolike në Tiranë, George Frendo, i pranishëm në shfaqjen e një drame në teatrin “Migjeni” në Shkodër për nder të martires Maria Tuçi bëri një apel të fortë për politikën shqiptare për zgjidhjen e krizës, ndërsa kërkoi që të dënohen edhe krimet e komunizmit. Sipas tij, politika në Shqipëri duhet të kërkojë falje për krimet e kryera në komunizëm dhe këto veprime duhet të dënohen me ligj.


“Palët politike duhet të jenë të gatshme të dëgjojnë njëri-tjetrin dhe jo të bëjnë nja dialog karikature. Vendimi për mos hapjen e negociatave nuk na ka pëlqyer as ne, por ta marrim në aspektin pozitiv dhe te na shërbejë për të bërë një Shqipëri më të drejtë. Martirët e kanë lare Shqipërinë me gjakun e tyre dhe bota ka nevojë për dëshmi të forta si ajo e të Lumes Maria Tuci. Politika në Shqipëri duhet të kërkojë falje për krimet e komunizmit si dhe krimet e komunizmit në Shqipëri duhet të dënohen me ligj sepse ishte regjimi me i egër dhe nuk ishte një regjim ateist por antiateist, ishte kundër Zotit”-tha ai.


(n.m/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: