FIER

Zbardhet për dy ditë grabitja e ndodhur në një banesë në fshatin Greshicë të Mallakastrës, ku nën ushtrimin e dhunës me leva e mjete të forta ndaj anëtarëve të familjes, dy persona arritën të vjedhin 2 milion lekë të vjetra në një banesë.

Policia e Fierit ka ndaluar sot 2 autorët e dyshuar të vjedhjes me dhunë dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin tjetër. Të ndaluarit janë Klejdi Saliaj vjeç, banues në Panahor dhe Arbër Muçaj banues në Panahor, të dy të dënuar më parë për vjedhje me armë në Greqi

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier, pas marrjes së njofitmit se në një banesë në fshatin Greshicë kishin hyrë të maskuar 3 persona ku nën kërcënimin e armëve të ftohta kishin dhunuar familjarët dhe i kishin marrë një sasi lekësh, u ngrit grupi hetimor i cili bëri të mundur zbardhjen e ngjarjes dhe ndalimin në kohë rekord të autorëve të dyshuar.

Pas një pune hetimore të mirëorganizuar, u bë ndalimi i shtetasve:

K.S, 21 vjeç, banues në Panahor.

A.M, 22 vjeç, banues në Panahor (të dy të dënuar më parë për vjedhje me armë në Greqi.)

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e bashkëpuntorit tjetër, shtetasit M.H.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier në ngarkim të këtyre tre shtetasve për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb