ITALI

Karabinierët në Piemonte, gjatë kontrolleve të tyre të shpeshta kanë mundur të ndalojnë 2 shqiptarë, të cilët ishin dënuar për trafik droge e krime të tjera.

Kontrollet janë bërë gjatë muajit gusht, duke qenë një muaj që përkon edhe me sezonin turistik veror, shkruajnë mediat në vendin fqinj. Policia kreu kontrolle në orët e vona të natës në Saluzzo, ku janë ndaluar edhe shqiptarët.

 

Italia2
Italia2

Njëri prej shqiptarëve të ndaluar, 35 vjeç [pa një vendbanim fiks u ndalua, pasi ishte dënuar nga gjykata me vendim të formës së prerë me 1 vit e shtatë muaj burg për çështje të drogës.

Ndërsa, edhe një tjetër shqiptar u ndalua në Costigliole dhe u çua në paraburgim po për trafik droge. Ky i fundit ishte dënuar me 2 vjet heqje lirie.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb