Nga 29 deri në 43 vjeç është mosha e 4 shqiptarëve të arratisur nga paraburgimi në Greqi, teksa dënimet e tyre janë për vepra të ndryshme penale të rënda. Ndonëse emrat e tyre nuk bëhen publike, një prej tyre është me inicialet O.P., 43 vjeç nga Dropulli dhe i dënuar për 6 vepra penale.
Te arratisurit:
1. O.P. 43 vjeç, shtetas shqiptar nga Dropulli, i dënuar për “pjesëmarrje në grup kriminal”, “grabitje”, “grabitje me pasojë vdekje”, “vjedhje”, “armëmbajtje pa leje”, “përdorim arme”.
2. Shqiptar 32 vjeç, i dënuara për “grabitje”;
3. Shqiptar 34 vjeç, i dënuar për “trafik droge”;
4. Shqiptar 29 vjeç, i dënuar për “trafik droge”;
5. Pakistanez 35 vjeç, i dënuar për “vrasje”.