BURREL

Të dënuarit në Burgun e Burrelit kanë shprehur shqetësimin për kushtet e këqija me të cilat përballen çdo ditë teksa vuajnë dënimin. Ata kanë kërcënuar se në rast se nuk përmirësohet shërbimi në ambientet e burgut, do të hyjnë në greve urie.


Por kërkesa e tyre për të hyrë në grevë urie ka hasur në kundërshti të fortë të drejtorit të këtij institucioni, i cili siç ka mësuar “BalklanWeb” nuk do t’i lejojë  të ndërmarrin këtë veprim.


Kushtet në ambientet  e burgjeve në Shqipëri shpeshherë ka qenë temë diskutimi dhe denoncimi nga institucionet dhe shoqatat, të cilat merren me ruajtjen  dhe garantimin e të drejtave të njeriut.


Drejtori i burgut të Burrelit  i kontaktuar nga “BalkanWeb” dhe News24  ka deklaruar se po merren masa të nevojshme për përmirësimin e kushteve brenda ambienteve të burgjeve.

“Sapo dola nga qelitë e të burgosurve, jam në negociata. Ne po punojmë dhe po lyejmë burgun.  Nëse duan të futen në greve urie sipas ligjit, ata duhet të firmosin. Jemi në negociata”,theksoi Drejtori i Burgut të Burrelit , Fatjon Kurti.

(n.m/BalkanWeb)