Avokati Naser Raufi, i cili përfaqëson disa të dënuar për ngjarjet në Kumanovë, pas seancës së sotme në Gjykatën e Apelit, tha se të dënuarit që janë futur nga Kosova në Maqedoni, nuk janë terroristë, por luftëtarë për të drejta.

Ai deklaroi se aktakuza për “terrorizëm” është e gabuar për shkak se nuk janë plotësuar parakushtet për këtë vepër, pasi nuk ka pasur asnjë viktimë ose të lënduar nga popullata civile. “Nw asnjw rast tw dwnuarit nuk do tw pranonin se ata janw terroristw, por kanw luftuar pwr tw drejta. Nuk mund tw bwhet fjaslw pwr terrorizwm, pasi nw asnjw rast nuk wshtw cenuar popullata. Nw kwtw rast nuk ka pasur asnjw civil tw vrarw ose tw plagosur”, tha Raufi ë një prononcim për mediat shqipe në Maqedoninë Veriore.

Avokatët e të dënuarve për Lagjen e Trimave janë ankuar edhe për dëmtim të së drejtës së mbrojtjes gjatë procedurës gjyqësore. Sipas tyre, u janë mohuar shumë të drejta mes të cilave edhe refuzimi i dëshmitarëve, të cilët kanë qenë pjesë e qeverisë së kaluar dhe janë funksionarë në qeverinë aktuale.

Gjykata Themelore e Shkupit ka dënuar me gjithsej 746 vjet burg pjesëtarët e grupit të Kumanovës, të akuzuar për terrorizëm për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015. Për veprën terrorizëm ishin akuzuar gjithsej 37 persona, prej të cilëve 7 me burg të përjetshëm. Të dënuarit me burgim të përjetshëm janë: Andi Krasniqi, Dem Shehu, Fadil Fejzullahu, Nasuf Zeqiri, Valdet Zekaj, Bek Bajra dhe Fejzulla Rushitovski.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb