Italia është zyrtarisht jashtë Euro 2024. Skuadra e Spallettit kapitullon pa kushte ndaj Zvicrës së Granit Xhakës. Ka nisur kështu me befazi raundi  1/16-ave, teksa kampionia në fuqi e evropës, zbret nga froni, pasi u mposht 0-2 nga skuadra helvete. Në përfundim të sfidës ishte kapiteni dhe portieri i “azzurrëve” Donnaruma që kërkoi menjëherë ndjesë të gjithë tifozëve për performancën e skuadrës ndaj Zvicrës.

“Të dhemb të dalësh në këtë mënyrë. Vuajtëm gjatë gjithë ndeshjes. Në pjesën e parë humbëm shumë pasime. Na mungoi gjithçka në këtë ndeshje, na duhet të pranojmë verdiktin final”, theksoi portieri italian.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: