Një komision parlamentar britanik akuzoi sot Facebook-un për shpërndarjen e të dhënave personale të përdoruesve disa kompanive të caktuara.

Facebook-u është vetëmbrojtur ndaj çdo parregullsie.
“Publikimi i këtyre dokumenteve është në interes të publikut”, shprehet në një postim në “Twitter” Damian Collins, kryetar i Komisionit për Dixhitalizimin, Kulturën dhe Mediat (DCMSC) i Dhomës së Komunëve, raporton atsh.

Ata ngrenë pikëpyetje të mëdha mbi mënyrën sesi i menaxhon Facebook-u të dhënat e përdoruesve, politikat në fushën e bashkëpunimit me hartuesit e aplikacioneve dhe mënyrën se si ata ushtrojnë pozitën e tyre dominuese në tregun e mediave sociale”, përfundon ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb