CALGARY– Bankers Petroleum Ltd. ka kënaqësinë të publikojë rezultatet financiare dhe operacionale të tremujorit të dytë 2016.

bankers
Pikat kryesore për periudhën deri në 30 Qershor 2016 janë:

Arritja e Marrëveshjes:

• Më 19 Mars 2016, Bankers Petroleum Ltd ka hyrë në një marrëveshje përfundimtare me një degë të Geo-Jade Petroleum Corporation, për blerjen e të gjitha aksioneve me një çmim cash prej C$2.20 për aksion. Transaksioni do të realizohet me anë të një plani marrëveshjeje në bazë të Aktit të Biznesit të Korporatave (Alberta).

Të gjithë drejtorët dhe zyrtarët e Bankers janë të angazhuar për këtë transaksion dhe kanë realizuar marrëveshje ndihmëse. Në “Takimin e Posaçëm” më 31 Maj 2016, aksionarët e Bankers miratuan me shumicë dërrmuese transaksionin dhe më pas, Gjykata e Albertës ka dhënë autorizimin e saj. Miratimet e tjera rregullatore janë marrë në bazë të Aktit Kanadez të Investimeve, Republikës Popullore të Kinës dhe Republikës së Shqipërisë. Transaksioni pritet të mbyllet para 30 shtatorit 2016 dhe mbetet subjekt i miratimit rregullator të Administratës Shtetërore Kineze të Këmbimit Valutor (“SAFE”). Dështimi për të marrë miratimin nga SAFE deri më 30 shtator, 2016 do ti japë të drejtën Bankers të marrë 20 Milionë Dollarë si tarifë terminimi nëse Bankers detyrohet të ndërpresë Marrëveshjen. Me përfundimin e suksesshëm të transaksionit, aksionet e Bankers nuk do të tregtohen më në bursën e Torontos dhe të Londrës.

Të dhënat Operative:

• Prodhimi mesatar i naftës për tre muajt e dytë deri në 30 Qershor 2016 ishte 15,934 fuçi naftë në ditë (Bopd) në krahasim me 17,363 bopd në tremujorin e mëparshëm dhe 20,050 bopd në tremujorin e dytë të vitit 2015. Per gjashtë muaj deri në 30 Qershor 2016, prodhimi mesatar i naftës ishte 16,649 bopd krahasuar me 19,909 bopd që ishte për të njëjtën periudhë në 2015.

• Shitjet e naftës ishin mesatarisht 15,023 bopd për tremujorin e dytë të vitit 2016 në krahasim me 17,280 bopd në tremujorin e parë dhe 19,626 bopd për tremujorin e dytë të vitit 2015. Inventari i naftës bruto në 30 Qershor 2016 u rrit në 350.000 fuçi krahasuar me 260,000 fuçi në 31 Mars 2016. Per gjashtëmujorin e parë të vitit 2016, shitjet e naftës ishin 16,152 bopd ne krahasim me 19,953 bopd që ishte për të njëjtën periudhë të vitit 2015.

• Shpenzimet kapitale ishin 7 Milion Dollarë për tremujorin e dytë të viti 2016. Kompania nuk shpoi asnjë pus të ri gjatë këtij tremujori. Shpenzimet kapitale ishin 13 Milion Dollarë për tremujorin e kaluar dhe 38 Milion Dollarë për tremujorin e dytë të vitit 2015.

Marzhi i Produktit:

• Gjatë tremujorit të parë dhe të dytë deri në 30 Qershor 2016 kostot operative, të shitjes dhe transportit (S&T), kryesisht me origjinë nga kompanitë me bazë shqiptare dhe punonjësit e tyre, ishin përkatësisht 23 Milionë Dollarë ($ 16.58 / bbl) dhe 48 Milion Dollarë ($16.35/bbl), të reduktuara në krahasim me 32 Milionë Dollarë ($ 17.86 /bbl) dhe 69 Milionë Dollarë (19.18 $/bbl) për të njëjtën periudhë të vitit 2015.

• Të ardhurat neto operative (netback) në tremujorin e dytë të vitit 2016 ishin 12 Milionë Dollarë ($ 9.05/ bbl) në krahasim me 3 Milionë Dollarë ($2.19/bbl) për tremujorin e kaluar dhe 42 Milionë Dollarë ($23.24/bbl) për tremujorin e dytë të vitit 2015. Të ardhurat neto operative per gjashtë muaj deri në 30 Qershor 2016 ishin 16 Milion Dollarë ($5.39/bbl) në krahasim me 66 Milion Dollarë ($18.38/bbl) për të njëjtën periudhë në 2015.

Të Dhënat Financiare:

• Për T2 e 2016, të ardhurat ishin 41 Milionë Dollarë (29.98 $/fuçi) në krahasim me 33 Millionë Dollarë (21.04 $/fuçi) që ishin në T1 e 2016 dhe 86 Millionë Dollarë (47.99 $/fuçi) në T2 të 2015. Çmimi i realizuar nga fusha përfaqëson 66% të çmimit reference Brent të naftës (45.59 $/fuçi) për T2 të 2016 krahasuar me 62% të çmimit reference Brent të naftës (33.94 $/fuçi) në T1 e 2016 dhe 78% të çmimit reference Brent të naftës (61.88 $/fuçi) që ishte në T2 të 2015. Rritja në % e çmimit Brent në krahasim me T1 e 2016 ka qenë për shkak të përmirësimit të cmimeve të mallrave në botë, pra duke ulur presionin e diferencës së çmimit konkurues gjate T2 të 2016. Për gjashtëmujorin deri ne 30 Qershor 2016, të ardhurat ishin 74 Milion Dollarë (25.20 $/fuci) në krahasim me 158 Milion Dollarë (43.78 $/fuci) për të njëjtën periudhë në 2015.

•Renta për qeverinë Shqiptare dhe institucioneve përkatëse, gjatë T2 të 2016 ishte 6 Milionë Dollarë (14% e të ardhurave) krahasuar me 4 Milionë Dollarë (13% të të ardhurave) që ishin në T1 e 2016 dhe 12 Milionë Dollarë (14% e të ardhurave) për T2 e 2015. Për gjashtëmujorin e parë deri në 30 Qershor 2016, renta ëishte 10 Milion Dollarë (14% e të ardhurave) në krahasim me 22 Milion Dollarë (14% e të ardhurave) për të njëjtën periudhe në 2015.

•Fondet e realizuara nga operacionet ishin 5 Millionë Dollarë (0.02$/aksion) për T2 të 2016 krahasuar me 1 Milionë Dollarë (0.01$/aksion) që ishte në T1 të 2016 dhe 50 Milionë Dollarë (0.19 $/aksion) për T2 e vitit 2015. Fondet e realizuara nga operacionet për gjashtëmujorin e parë deri ne 30 Qershor 2016 ishin 7 MIlion Dollarë (0.03 %/aksion) krahasuar me 75 Milion Dollarë (0.29 $/aksion) që ishte për të njëjtën periudhe në 2015.

•Kompania vazhdon të ruajë një pozitë të fortë financiare deri në 30 Qershor 2016 me para Cash prej 26 Milionë Dollarë dhe kapital qarkullues prej 84 Milionë Dollarë. Deri në 30 Qershor 2016, kompania ka tërhequr 109 Milionë Dollarë nga kredia lehtësuese e aprovuar. Kapitali qarkullues deri në 31 Dhjetor 2015 dhe deri në 30 Qershor 2015 ishte përkatësisht 160 Milionë Dollarë dhe 161 Milionë Dollarë.

•Në 30 Qershor 2016, Bankers ka ‘mbrojtur’ 6000 fuçi naftë në ditë sipas kontratave me një çmim dysheme mesatar prej 50.84 $ për fuçi në ditë dhe një çmim tavan prej 52.90 $ për fuçi në ditë (të gjithë çmimet i referohen çmimit referues Brent) për bilancin e vitit 2016. Në T2 të 2016, programi mbrojtës ka gjeneruar shumën prej 2 Milionë Dollarë krahasuar me 7 Milion Dollarë që ishte në T1 e 2016. Këto kontrata janë të hartuara për të mbrojtur Bankers ndaj luhatjeve të mëtejshme të çmimit të naftës gjatë vitit 2016.

Parashikimi:

Prodhimi në tremujorin e tretë deri më sot është 15.358 bopd, 3% më ulët se mesatarja e tremujorit të dytë prej 15,934 bopd. Kompania është e fokusuar në optimizimin e niveleve aktuale të prodhimit dhe është duke monitoruar kthimin ekonomik të të gjitha puseve në përputhje me mjedisin e tanishëm të çmimeve të naftës.

Në tremujorin e tretë, projektet lehtësuese dhe infrastruktura e Bankers përfshijnë komisionimin e sistemit hyrës dhe të njësisë së rikuperimit të avullit në Padin D, në njësinë e mbledhjes së gazit në Pad H dhe zgjerimin e sistemit grumbullues. Përveç kësaj, kompania është përqëndruar në hartimin dhe zbatimin e një projekti të trajtimit të vajit me pwrqwndrim H2S me synimin e uljes sw pwrqendrim në zona të ndryshme të rezervuarit, në të gjithë fushën.

Bankers vazhdon ti japë përparësi zhvillimit te injektimit të polimerit dhe të mbrojtjes nga përmbytjet e ujit, me një shtim të 7 puseve konvertuese të planifikuara në të gjithë pjesën e mbetur të vitit 2016, për ta cuar në 16 numrin e përgjithshëm të puseve konvertuese. Modelet e prodhimit të ujit dhe të polimerit po operojnë mirë dhe Bankers po vazhdon të monitorojë prodhimin e 58 puseve me injektim polimeri dhe 4 puseve me injektim uji të zbatuara deri më sot.

Për shkak të presionit të vazhdueshëm të cmimeve të naftës, Bankers parashikon realizimin e fitimit në cash të barabartë me 67-68% te Brentit referues për tregun e eksportit për pjesën e mbetur të vitit 2016. Përvec kësaj, Bankers është në diskutim për kontrata të mundshmë për shitjen e naftës bruto në tregun e brendshëm për një pjesë të vëllimit të saj dhe pret të marrë çmime të barabartë me tregun e eksportit, pas reduktimit të kostove të transportit dhe tarifave që lidhen me eksportin.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb