Pas operacionit në gishtin e thyer të këmbës në derbin me Partizanin, Dejvi Bregu ka nisur fazën e rikuperimit.

Sulmuesi vlonjat është i pranishëm në kompleksin e Arbanës, ku bën një stërvitje të lehtë për të ruajtur sa të mundet formën fizike. Ai për momentin bën ecje me ritëm të shpejtë dhe më pas pritet të fillojë vrapimet. Bregut i duhet ende kohë që të stërvitet me skuadrën, pasi aktualisht ai nuk mund të godasë topin.

Siç është thënë që në momentin e dëmtimit, lojtari do të kthehet në 2025-ën. Ndoshta sulmuesi mund të rikuperohet për ndeshjen e fundit të këtij viti ndaj Egnatias, megjithatë blutë nuk duan të rrezikojnë aspak me një nga lojtarët e tyre më të rëndësishëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb