TIRANE

Mirela Arqimandriti nga qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” e ftuar në rubrikën “Opinion” në  studion e lajmeve në News 24 ka komentuar të drejtat e punëtorëve shqiptarë në kuadër të 1 Majit. Arqimandriti tha se puna në Shqipëri në të shumtën e rasteve është në nivelet e skllavërisë dhe se për të penguar një gjë të tillë vendet e punës duhen kontrolluar vazhdimisht.

“Të drejtat në punë nuk kanë shumë vite që po mbështeten. Të ulim rolin tonë të urës ndërlidhëse të qeveritarëve për të bërë një punë të përbashkët. Duhet kontrolluar vazhdimisht, njerëzit të punojnë në kushtet e duhura.

Imagjino një punë pa ndërprerje. Një nga pikat e Kodit të Punës është kontrata e punës. Ata dinë vetëm se çfarë detyrimesh kanë dhe jo të drejtat. Kjo është e rëndësishme se përputhet edhe me drejtat ndërkombëtare, të cilët kërkojnë marrjen e masave dhe në këtë rast nga Shqipëria, që puna të jetë e denjë dhe të mos jetë në nivelet e skllavërisë.

Ashtu siç rekomandohet në vendet e zhvilluara, sindikatat të luajnë rolin e tyre, paga minimale duhet të rritet pak, por duhet parë në kontekstin ekonomik.”-tha Arqimandriti.

Aktivitja Arqimandriti u ndal edhe te roli i psikologut në vendin e punës ndërsa shtoi se një i tillë në një vend me 200 punonjës e justifikon punën që bën.

“Gratë që vijnë aty mund të kenë probleme të tjera dhe pëveç të tjerash. Psikologu në një ndërmarrje me 200 punonjës e justifikon punën e vet.”-u shpreh ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb