TIRANË- Avokati i Popullit, Igli Totozani ka theksuar sot se të burgosurit përballen me një sërë problemesh, duke nisur nga kushtet e akomodimit deri tek trajtimi shëndetësor dhe social. Pikërisht për këtë shtresë, prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Avokati i Popullit kanë organizuar sot një auditor me temën “Respektimi i të drejtave dhe standardeve të personave të privuar nga liria”.
“Burgjet të kenë synim riintegrimin e të burgosurve. Sot kemi mbipopullim me mbi 1300 persona. Burgjet kanë probleme të mëdha infrastrukturore. Ka probleme me trajtimin social dhe shëndetësor”, ka thënë Totozani.

Edhe zëvndësambasadori i OSBE-së, Robert Wilton vlerësoi kontributin e Avokatit të Popullit në këtë proces, ndërsa theksoi se Mbipopullimi sjell trajtim të papërshtatshëm.
“Ndihma e AP e rëndësishme në këtë proces. Mbipopullimi sjell trajtim të papërshtatshëm. Mbipopullimi dëmton mundësinë e rehabilitimit”, tha Wilton.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: