Presidenti rus Vladimir Putin u përshëndet me princin e kurorës së Arabisë Saudite, Mohammad bin Salman, me një buzëqeshje dhe një entuziazëm të lartë këtë të premten në mëngjes, kur filloi zyrtarisht seanca e G20.
Presidenti rus pritet të diskutojë vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi dhe lidhjen që ka në këtë histori princi i kurorës së Arabisë, Mohammed bin Salman.
Rusia ka refuzuar të kritikojë Arabinë Saudite ose princin e kurorës për vrasjen. Putin tha në tetor se ai nuk kishte informacion në lidhje me këtë çështje, dhe shtoi se Rusia nuk do të shkatërronte marrëdhëniet e saj me Arabinë Saudite për këtë shkak.
Jamal Khashoggi u vra në konsullatën arabe në Stamboll më 2 tetor. mKanadaja, Franca, SHBA dhe Gjermania kanë vendosur sanksione për shkak të vrasjes së gazetarit të shquar saudit.
(BalkanWeb)