Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ka takuar ministrin e Brendshëm të Landit të Bavarisë, Joachim Herrmann.

Gjatë takimit, Balla e ka falenderuar Herrman për bashkëpunimin me autoritetet gjermane, gjatë 380 ditëve që ai qëndroi në krye të dikasterit qendror të Punëve të Brendshme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Balla ka zbuluar gjithashtu edhe një detaj se ai dhe Herrman janë të dy tifozë të Bayern Munchen, ekipit ikonë nga Landi i Bavarisë.

Një ditë më parë, Taulant Balla i dorëzoi detyrën e ministrit të Brendshëm, ish-drejtorit të IKMT, Ervin Hoxha. Pas ndryshimeve të bëra nga kryeministri Edi Rama në Kongresin zgjedhor socialist të 28 korrikut, Taulant Balla mori detyrën e ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Postimi
Me një mik të çmuar Ministrin e Brendshëm të Landit të Bavarisë Joachim Herrmann. Faleminderit për bashkëpunimin dhe vlerësimin🙏 🇦🇱🤝🇩🇪
😂Njëkohësisht të dy tifozë fcbayern 🔴🔵⚪️

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb