Dy persona, të shoqëruar si të dyshuar për vjedhje, janë arratisur nga dhomat e shoqërimit të Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit. Njëri prej tyre mësohet se është i moshës 30 vjeç.

Balkanweb ka mësuar njëri prej tyre u kap pak kohë pas arratisjes, ndërkohë që për tjetrin policia ka arritur ta lokalizojë se ku është fshehur.

Dy personat ishin shoqëruar gjatë ditës së sotme si të dyshuar për vjedhje, ndërkohë që ende nuk dihet se si kanë mundur të largohen nga dhomat e shoqërimit. Dyshohet se ata kanë shfrytëzuar kohën e marrjes së masave të gadishmërisë së trupës policore për Festën e ndërrimit të viteve, si momentin për tu larguar nga dhomat e shoqërimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb