Një nga ecjet më të frikshme mbi litar ka bërë së fundmi amerikania nga Texasi, Faith Dickey gjatë festivalit “Highgirls Brazil”.


26-vjeçarja, përveç që ka ecur në litar në një lartësi prej 840 metra, ajo kishte të mbathura edhe taka të larta, që e shtonin edhe më tepër rrezikun nga një lartësi e tillë, shkruan ‘Koha.net’.


“E kam bërë këtë që të shikoj tensionin dhe kënaqësinë. Kjo është hera e parë që po eci në litar në Rio, dhe pamja është e mahnitshme. Vërtetë ishte spektakolare që të jesh mbi tërë qytetin, ekspozimi ishte befasues. Kjo ishte me të vërtetë një ecje shumë e vështirë”, ka thënë Disckey.


(el.sp/BalkanWeb)

Etiketa: