Merkato e verës në Europë këtë vit pas ndryshimeve të miratuara do të nis me shpejt se gjithmonë, me “Premier League” e cila ngre siparin këtë të enjte. Kjo për arsyen se ajo do të mbyllet para se të nisë ndeshja e parë e sezonit të ri.

Gjithsesi kthehemi te shifrat të cilat priten që të shpenzohen këtë vit në kampionatin anglez. Tottenham, klubi që u rendit i katërti, bëhet me dije nga mediat angleze sa ka vënë në dispozicion 200 mln euro për merkaton. Ndërkohë që United, City dhe Chelsea-s, ashtu si edhe më parë pritet të kenë një çek të bardhë.

Duke iu referuar shifrës së shpeznuar verën e kaluar pritet që në këtë sesion merkatoje të gjithë klubet angleze të “Premier League” të bëjnë një transaksion prej afro 2 miliardë eurosh.

Ne po ju sjellim shifrat që klubet angleze kanë shpenzuar në merkaton e verës që nga viti 2010.

merkato

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb