TIRANE– Kuvendi mbyll të enjten punimet e legjislaturës së VIII-të, që shënon dhe shpërndarjen e Parlamentit aktual për t’i hapur rrugën zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit, nga ku do dalin 140 deputetët e rinj.

Rendi i ditës i seancës së fundit, parashikon mes të tjerash miratimin e projektvendimit “Për mbylljen e Legjislaturës së VIII-të të Kuvendit”.

Krahas kësaj çështje, në rend dite janë për diskutim dhe disa pr/ligje, si ai “Për peshkimin”, “Për zonat e mbrojtura”, ratifikimi i dy marrëveshjeve me palën gjermane për projekte në infrastrukturë, si dhe i disa rezolutave për vlerësimin e veprimtarisë së disa institucioneve në vend, gjatë vitit 2016.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: