Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike mblidhet sot në orën 12:00.

Pjesë e diskutimeve do të jetë edhe aksioni në Kuvendin e Shqipërisë në lidhje me seancën plenare që do të mbahet ditën e nesërme.

Në seancën paraardhëse kishte tensione. Ku deputetët e opozitës bllokuan foltoren, goditën me sende të forta kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali dhe jashtë godinës dogjën karriget e tyre në shenjë proteste pas arrestimit të Ervin Salianjit.

Ditën e djeshme, policia e Tiranës, çoi në SPAK 23 deputetë të opozitës, të përfshirë në tensionet e së hënës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb