Ambasada Amerikane ka shpërndarë sot një njoftim për rastet kur qytetarët shqiptarë mund të aplikojnë sërish për vizë udhëtimi për në SHBA nëse më parë janë refuzuar.

Në faqen e “Facebook” ambasada këshillon “A duhet të aplikoni përsëri menjëherë pas refuzimit të vizës? Mos harroni, shpesh është e vështirë për aplikantët të diskutojnë informacione të reja në një kohë të shkurtër pas refuzimit të mëparshëm”.

“Unë rekomandoj që individët të riaplikojnë vetëm në rast se ata mund të diskutojnë informacione të reja, që të tejkalojnë arsyet e refuzimit të mëparshëm. Në përgjithësi, vërejmë se shpesh është e vështirë për aplikantët të diskutojnë informacione të reja në një kohë të shkurtër pas refuzimit të mëparshëm”, këshillon ambasada.

26805372_10155300127520838_3652862334031533895_n

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: