Sophie Rain është një nga emrat më të komentuar në botë këtë javë falë të ardhurave të saj virale në “OnlyFans”.
Sensacioni i mediave sociale, e cila mbushi 20 vjeç në shtator, ka qenë prezente kudo në rrjete sociale që pas deklaratës se saj, kur tha se kishte fituar 34 milionë paund në “OnlyFans” gjatë vitit të kaluar.
Ndërsa mediat botërore po i dedikojnë artikuj, Sophie është tashmë një “fenomen” në platformat si TikTok dhe YouTube.
Ndjekësit e saj në mediat sociale janë të shumtë, ku numëron më shumë se 9 milionë ndjekës në TikTok, 5 milionë në Instagram dhe 3 milionë në Snapchat. Videoja e saj më popullore në TikTok, e cila e tregon atë duke kërcyer në një sallë lojërash, ka mbi 96 milionë shikime.
Ndërsa Sophie gjithmonë ëndërronte të bëhej një influencuese e suksesshme, ajo kurrë nuk e parashikonte se një ditë do të bënte aq shume para në “OnlyFans”.
“Kurrë nuk mendoja se do të bëhesha influencuese. Ende po pres të zgjohem nga kjo ëndërr. Asgjë nga kjo nuk më duket reale,” ka thënë ajo më parë.
Si u bë e njohur Sophie?
Fama e Sophie ndodhi krejtësisht rastësisht. Ndërsa punonte si kameriere dhe përpiqej të bëhej e famshme në mediat sociale, ajo u bë virale falë një videoje mjaft sensuale.
Në video, Sophie shfaqet si një siluetë, duke kryer akte seksuale në një kostum ngushtë të Spiderman. Sophie ka thënë se ajo nuk ishte personi në video, por kjo nuk e ndali publikun që ta besonte se ishte ajo, duke çuar në një rritje të shpejtë të ndjekësve të saj.
Shefi i saj në atë kohë, i cili mendoi se Sophie po merrej me pornografi, e pushoi atë nga puna si kameriere.
Kur iu bashkua Sophie OnlyFans dhe sa fiton ajo?
Pasi u pushua nga puna, Sophie mendoi se nuk kishte mundësi tjetër veçse të shfrytëzonte famën e saj online duke hapur një llogari në “OnlyFans”. Pavarësisht se nuk ishte vajza në videon e Spiderman, Sophie vendosi ta pranojë skandalin për të rritur ndjekësit dhe për të fituar abonentë. “Shokët dhe njerëzit përreth meje më thanë që të hapja OnlyFans dhe të përdorja këtë mundësi për të përfituar,” pranoi ajo në një intervistë me yllin e YouTube, Kowski. “Unë e përdora, njerëzit e pëlqyen dhe ajo filloi të bëhet virale.”
Sophie iu bashkua platformës “OnlyFans” në prill 2023 dhe brenda 18 muajve ajo u bë një nga krijueset më të suksesshme të “OnlyFans” të të gjitha kohërave.
Sophie mundi të fitonte një shumë marramendëse prej 43 milionë dollarësh midis nëntorit 2023 dhe nëntorit 2024. Pavarësisht nga puna që bën përmes rrjeteve sociale, Sophie shprehet se është një besimtare e devotshme e krishterë dhe madje është e virgjër.