LONDER-Somerset House në Londër i ka dedikuar një ekspozitë, “Beard”, mjekrës.

Nën kujdesin e Jimmy Niggles, themeluesit të lëvizjes ‘beard season’, ekspozita që do të qëndrojë e hapur deri në 29 mars, ka mbledhur rreth 80 foto të fotografit Brock Elbank, për të treguar fytyrat me mjekra, por me një qëllim, të sensibilizojë opinionin publik për temën e kancerit në lëkurë.

Burrat me mjekër vijnë nga çdo cep i botës, ndër to ka edhe personazhe të famshëm si aktori Jophn Hurt ose modeli Ricki Hall dhe Billy Huxley, si dhe gruaja që ka vënë mjekër Harnaam Kaur. (da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: