Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këngën e fushatës së PS gjatë mitingut hapës në sheshin Skënderbej, të kënduar nga reperi Noizy.
“Duke qenë se të gjitha qarqet sollën një surprizë, uë kam sjellë surprizë një çun problematik të cilit i kërkova të vijë para jush edhe nga ky shesh të flasë sicc ai di të flasë përmes fjalësh e tingujsh. E ftoj të vijë këtu, hajde bos, hajde.
Para disa ditësh isha në studion e tij dhe dëgjova një këngë të re. I thash hajde se unë do të ngel vetëm me zërin tim kur të gjithë vijnë me këngë e valle”, tha ai.
“Të gjithë bashkë do t’ia dalim! Ky është momenti ynë! Nuk kthehemi më pas”, ishin disa nga vargjet e këngës.