Më herët është raportuar për sulmet ajrore që kanë goditur qytetin Dnipro në Ukrainën qendrore. Ndër ndërtesat e goditura nga raketat ishin një fabrikë këpucësh dhe një bllok apartamentesh.
Korrespondentja e BBC, Sarah Rainsford, ka dërguar këto fotografi.
“Kjo është ajo që bëjnë raketat ruse,” tha ajo. “Kjo fabrikë këpucësh është në mes të një zone banimi në Dnipro, roja i sigurisë dhe qeni i tij u vranë.
“Shumë banesa janë dëmtuar rëndë. Një grua u zgjua nga djali i saj duke bërtitur nga tmerri. Dhe të gjithë këta rusisht folës tani janë të zemëruar – me Rusinë.”