KURBIN

Kryetrari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Kurbini foli për programin e punësimit të selisë blu, i cili sipas tij do të garantojë punësim për çdo shqiptar.


Ai i ftoi kurbinasit në protestën kombëtare të opozitës së bashkuar, duke iu kujtuar atyre se beteja me të keqen do të jetë burimi i forcës për çdo qytetar shqiptar.



“Punësimi është kryefjala e PD dhe kjo do të jetë e mira e prekshme e çdo shqiptari që do të fitojë nga kjo betejë. Por miqtë e ia, në fillim duhet të përmbushet  beteja. Në këto katër muaj dhe falë jush dhe sakrificës suaj jemi më afër se kurrë fitores së përmasave popullore për çdo shqiptar dhe çdo shqiptare.

E keqja nuk ka mbaruar, por ajo vijon ta testojë gatishmërinë tonë. E sa kohë e keqja qëndron në këmbë,  në këmbë do të jemi edhe ne, të qartë dhe të prerë deri në fund: Rama Ik!

Duke nisur nga kjo e diel, ku bashkimi popullor nuk do t’i mungojë bashkimi qytetar nga vogëlushët e deri tek të moshuarit dhe natyrisht Kurbini do t’i prijë këtij bashkim vullnetesh për ta mposhtur të keqen. Të gjithë bashkë të dielën në orën 19:00”-tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Etiketa: