Christian Eriksen është shndërruar në një nga fantazistët më të kërkuar në Europë, një lojtarë për të cilin shume klube janë të gatshëm të bëjnë një sakrificë të madhe ekonomike. Në kushtet ku për Eriksen janë në garë ekipe si Man.Unted, Barcelona, Juventus dhe Real Madrid, përcaktues pritet të jetë vetë dëshira e lojtari.

3ef3b14c3fd46028aa75de0e19d9f1b5
3ef3b14c3fd46028aa75de0e19d9f1b5

Sipas “Daily Express”, fantazisti danez preferon të transferohet në Madrid. Eriksen ka një kontratë me Tottenham deri në vitin 2020, por është shumë e vështirë të qëndrojë më gjatë në Londër. Eriksen dëshiron të vihet në dispozicion të Zinedine Zidane edhe vetë drejtuesit e klubit të Tottenham do të preferonin që danezi të transferohej në Madrid, nuk do preferonin kurrsesi të përforconin një rival direkt si United, plus që nuk kanë aspak një marrëdhënie të mirë me “djajtë e kuq”.

Christian Eriksen
Christian Eriksen

Në çdo rast presidenti i gjelave, Daniel Levy nuk ka ndërmend të heq dorë nga shërbimet e Eriksen pa marrë fillimisht 100 milion euro, shumë kjo të cilën do ta investojnë më pas për të afruar në skuadër një tjetër fantazist klasi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb