Do jetë një betejë e gjatë, ajo për Xherdan Shaqiri-n. Interi ka pëlqimin e lojtarit, por Liverpool po lëviz me shpejtësi. Sipas “Mirror”, për fantazistin e Bayren, klubi anglez është i gatshëm të ofrojë 13 milion euro. Zikaltërit prej kohësh janë vënë në ndjekje të lojtarit, dhe janë një hap përpara për ta mbyllur në mënyrë pozitive këtë marveshje. Fillimisht klubi i Inter-it do i paraqesë Bayern-it ofertën për Shaqiri-n ndërmjet vëllait të tij, nëse përgjigjja do jetë pozitive atëherë Ausilio do niset për në Mynih. Presidenti Eric Thohir dëshiron ti jap Roberto Mancini-t një skuadër kompetitive për pjesën e dytë të sezonit, dhe Shaqiri shihet si futbollisti që mund të japi më shumë fantazisë në skemat e Mancini-t. Problemi është se Inter dhe Liverpool nuk janë skuadrat e vetme që kërkojnë shërbimet e Shaqiri-t, në Angli edhe Arsenal e Everton po ndjekin me interes dëshirat e mesfushorit të Bayern-it.

(d.b/e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb