Princi William, i cili feston ditëlindjen e tij të 42-të, sot përmes rrjeteve sociale ka marrë urime nga gruaja, babai dhe persona të tjerë të afërt dhe fansa.

Në një postim që ajo bëri përmes llogarisë së çiftit të Princit të Uellsit në ‘X’, Kate Middleton, 42 vjeç, i uroi William-it ditëlindjen me një foto që zbulon anën më të shkujdesur të karakterit të tij dhe e tregon atë duke u hedhur në ajër me tre fëmijët e tyre.

“Të gjithë të duam shumë”, ka shkruar Kate Middleton në foto, e cila pak ditë më parë bëri daljen e saj të parë publike pasi njoftoi se kishte kancer.

Dhe mbreti Charles nuk mungoi ta uronte djalin e tij përmes llogarisë së pallatit britanik në të njëjtën platformë.

“Gëzuar ditëlindjen Princit të Uellsit”, shkroi monarku 75-vjeçar në X, me postimin e tij duke përfshirë një foto të vjetër që e tregonte Mbretin duke mbajtur në kreh djalin William. William do të festojë ditëlindjen një ditë pasi kishte udhëtuar në Gjermani për të parë ndeshjen e futbollit Angli-Danimarkë në kuadër të Euro 2024.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb